Kurti dhe Krasniqi vizitojnë nesër Pejën dhe Klinën, kjo është agjenda

Aktuale

Kurti dhe Krasniqi vizitojnë nesër Pejën dhe Klinën, kjo është agjenda

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:41
Albin Kurti- Elbert Krasniqi

Ju njoftojmë se nesër me datë 07 nëntor 2023 (e martë), Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi do të zhvillojnë këto aktivitete bazuar në këtë agjendë në Komunën e Klinës dhe Komunën e Pejës.

Klinë:

12:30-12:50 – Vizitë te projekti ‘Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes‘, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës (vënia e gurthemelit);

Pjesmarrës: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj.

Pejë:

14:30-14:45 – Vizitë tek përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në Komuna z.Muzafer Palamar (fshati Vitomericë)

14:55-15:10 – Vizitë tek përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në, z.Sefer Hagjijaj (fshati Vitomericë)

15:20-15:35 – Vizitë tek përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në, z.Gëzim Saku (fshati Treboviq)

Pjesmarrës: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat