Haziri jep detaje: Abdixhiku po sillet karshi vlerësimeve të organeve të sigurisë

Aktuale

Haziri jep detaje: Abdixhiku po sillet karshi vlerësimeve të organeve të sigurisë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 13:21
Abdixhiku dhe Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri deklaroi se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku nuk ka ndërprerë punën e tij.

Ai theksoi se është rritur kujdesi i organeve të sigurisë ndaj kreut të kësaj partie, por nuk ka ndryshuar asgjë në agjendën e tij.

Haziri: Abdixhiku po sillet karshi vlerësimeve të organeve të sigurisë

I ka besuar vlerësimeve të organeve të shtetit, dhe po sillet karshi atij vlerësimi. Nuk ka ndërprerë asgjë në punën e tij, në agjendën politike edhe në rutinën e tij. Sepse, policia e shtetit ka kapacitete e mjaftueshme profesionale me siguru, me garantu. Dhe kjo nuk e prek në asnjë mënyrë agjendën e tij, vetëm është rrit kujdesi i organeve të sigurisë.

Nuk është për të diskutuar më shumë, sepse morëm vesh që edhe të tjerëve u janë vendosur masa të njëjta. Pasiguri juridike në Kosovë ka, mos të flasim pasiguri fizike, dhe kjo është më problematike dhe më serioze dhe na shqetëson si LDK më shumë”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat