Halitjaha niset për në Hagë: S’jam arrestuar, jam ftuar

Aktuale

Halitjaha niset për në Hagë: S’jam arrestuar, jam ftuar

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:53
Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha ka udhëtuar drejt Hagës i shoqëruar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka thënë se nuk është arrestuar, por është ftuar nga Gjykata Speciale.

Nuk dihet nëse i njëjti do të jetë dëshmitar i radhës i Prokurorisë, për Zonën e cila përmendet në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. 

Ndryshe, atje po dëshmon ish- ambasadori Gjergj Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat