Gjergj Dedaj: Nuk kam flejt gjumë mbrëmë, Thaçi as fajin më të vogël nuk e ka për Qirezin

Aktuale

Gjergj Dedaj: Nuk kam flejt gjumë mbrëmë, Thaçi as fajin më të vogël nuk e ka për Qirezin

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 15:49
Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj ka thënë se Hashim Thaçi i ka shpëtuar atë dhe të ndaluarit e tjerë në fshatin Qirez të Skenderajt më 1998.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë, Dedaj ka thënë se ish-presidenti Thaçi “është absolutisht i pafajshëm” për atë çfarë ka ndodhur në Qirez.

“Unë e kam vizituar sërish Qirezin dhe kam biseduar, kam mbledhur informata dhe jam bind se presidenti Hashim Thaçi as ni faj ma të vogël nuk e ka pasë për atë situatë në Qirez. Është absolutisht i pafajshëm, bile e falënderoi sepse mos të kishte qenë ky në atë moment atje nuk e di se çka do të kishte ndodhur me ne”, tha ai.

Ai tha se ndihet i kërcënuar pas marrjes në pyetje në Speciale dhe u shpreh se ka marrë shumë kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale.

“Jam brengos shumë sepse dje kam marrë qindra ofendime nga milingonat e Facebook-ut. Bile nuk kam arrit me flejt dje. Unë jam duke e pësuar, dhe ka hakmarrje edhe ndaj fëmijëve të mi në vendet e tyre të punës”, u shpreh Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat