Haxhiu: 23 kërkesa të viktimave të krimit janë aprovuar në vlerë 45 mijë euro – tri janë në vlerësim

Aktuale

Haxhiu: 23 kërkesa të viktimave të krimit janë aprovuar në vlerë 45 mijë euro – tri janë në vlerësim

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 19:53
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar kryetarin e komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Zenel Lekun.

Haxhiu bëri të ditur se me Lekun folën për punën e komisionit, sfidat që kanë në raport me trajtimin e rasteve.

Gjithashtu  bëhet e ditur se edhe u pajtuan që të njëjta të adresohen sa më parë.

“Për periudhën Janar – Shtator të këtij viti, janë 23 kërkesa të aprovuara në vlerë prej 45,095 Euro, ndërsa në proces të vlerësimit janë 3”, shkroi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat