Miratohet plotësimi i marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Italisë

Aktuale

Miratohet plotësimi i marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Italisë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e Nismës për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Ekstradimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë me qëllim parandalimin e krimit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ftuar ministrat që ta votojnë këtë nismë me qëllim që të thellojnë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë.

“Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Italisë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, është dëshmuar në luftimin e krimit dhe sjelljen e të kërkuarve për vepra penale para organeve të drejtësisë.

Ne me këtë ndryshim po synojmë që ta thellojmë këtë bashkëpunim. Në marrëveshje aktuale, apo në traktatit për ekstradim në mes Kosovës dhe Italisë kemi identifikuar disa sfida, disa pengesa dhe i kemi adresuar përmes ndryshimit që kemi prezantuar sot”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat