“Punojnë nga zyre alternative”, Krasniqi dyshon që kryetarët e PDK’së në veri mund t’iu përgjigjen kërkesave të qytetarëve

Aktuale

“Punojnë nga zyre alternative”, Krasniqi dyshon që kryetarët e PDK’së në veri mund t’iu përgjigjen kërkesave të qytetarëve

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:11
Elbert Krasniqi

Ministri i MAPL’së, Elbert Krasniqi, gjatë konferencës së sotme për media është pyetur për punët po kryejnë katër kryetarët e komunave në Veri.

“Ju e dini që tashmë kemi dy kryetarë që vazhdojnë aktivitetin e tyre ditor nga zyret e kryetarit dhe dy të tjerë që janë përcaktuar të punojnë nga zyret alternative dhe këtu unë kam dyshimet e mia si ministër që ata mund t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve”, tha ai.

Duke e marrë “shembull”, Krasniqi tha për kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, se takon në baza ditore qytetarët.

“Për herë të parë kanë një kryetar që është i interesuar të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe jo të grupeve kriminale të Listës Serbe”, tha ai.

Më pas, Krasniqi tha se Lulzim Hetemi dhe Eden Atiq janë vazhdimisht në nivel të detyrës.

“Angazhohen që në projekte të ndryshme, edhe përmes Ministrisë dhe fondeve vetanake të komunës, të implementojnë projekte të ndryshme”, tha ai.

Krasniqi tha se komuna e Leposaviqit dhe Agjencionit për regjistrim civil për të hapur zyret për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat