Raporti i KE-së, Bislimi: BE-ja duhet ta dëshmojë që e sheh Kosovën brenda saj - Szunyog deklarohet për masat e vendosura nga BE

Aktuale

Raporti i KE-së, Bislimi: BE-ja duhet ta dëshmojë që e sheh Kosovën brenda saj - Szunyog deklarohet për masat e vendosura nga BE

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:53 Përditësuar në ora: 20:31 më 08.11.2023
Foto nga konferenca

​Bislimi: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve do të mbahet të enjten

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se takimi në Bruksel mes kryengociatorëve do të mbahet të enjten e ardhshme. Ai theksoi se ky është dakordimi i vetëm që kanë arritur në takimin me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Tutje, theksoi se nuk ka më kompromise në negocim, por vetëm zbatim të marrëveshjeve.

Kështu u shpreh ai pas pranimit të raportin për Kosovën nga ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog.

Ky i fundit u pyet edhe për masat ndëshkuese të BE-së, ku theksoi se deklarata e 27 vendeve anëtare përfshin edhe themelimin e asociacionit.

Szunyog: Hapat të ndërmerren sa më shpejt që masat të mund të hiqen

"Masat janë implementuar bazuar në deklaratën e 27 vendeve anëtare me 3 qershor dhe ka qenë një reagim ndaj zhvillimeve në fund të majit, duke përfshirë sulmin kundër ushtarëve të KFOR-it. Në fakt kjo deklaratë është mjaft specifike për atë se çka pritet nga Kosova. Dhe fokusohet në tri fusha, një është deeskalimi në veri, e dyta është zgjedhjet lokale të parakohshme në veri dhe e treta angazhimi në dialog, duke përfshirë themelimin e Asociacionit. Prandaj këto janë tri fushat ku ne presim hapat të ndërmerren. Raporti e njeh që ka një progres të caktuar në disa prej çështjeve duke përfshirë themelimin e kornizës ligjore për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe disa çështje që lidhen me de përshkallëzimin në ndërtesat komunale. Por raporti po ashtu thotë që ne duhet të shohim më shumë hap të tillë. Prandaj, sërish shpresoj që hapat të ndërmerren sa më shpejt që është e mundur dhe që ne në fakt, që edhe masat të mund të hiqen dhe që Kosova që të mund të gëzojë potencialin jo vetëm nga mekanizmat ekzistues, por edhe nga plani i ri i rritjes", deklaroi ai.

Teksa u pyet për kompromiset e përmendura në raport, ai shtoi se progres është implementimi i marrëveshjes së arritur.

Szunyog: Progresi në dialog është implementimi i marrëveshjes

“Nga perspektiva ime është shumë e thjesht, kemi marrëveshjen nga 27 shkurti që është e detyrueshme ligjërisht, është po ashtu edhe aneksi i implementimit. Për ne progresi ne dialog është implementimi i atyre dy dokumenteve. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme", deklaroi Szunyog.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Kosova nuk është në fazën e negocimit në Bruksel.

Bislimi: Ne nuk jemi në fazën e negocimit në Bruksel

“Ne nuk jemi në fazën e negocimit në Bruksel, jemi në fazën e zbatimeve të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim, negocimet kanë përfunduar dhe jemi në fazën e zbatimi të marrëveshjeve. Ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohet në plotëni dhe pa parakushte dhe vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na çojnë drejt normalizimit e jo drejt eskalimit të konfliktit. Ne kemi parë nënshkrimin e marrëveshjes si rrugën më të mirë për të garantuar zbatimin e tyre të plot”, deklaroi ai.

Bislimi konfirmoi se javën e ardhshme do të ketë takime mes kryenegociatorëve në Bruksel.

Bislimi: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve do të mbahet të enjten

“Takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet të enjten e ardhshme në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar që të mbahet takimi i radhës në Bruksel me 16 nëntor”, deklaroi zëvendëskryeministri Bislimi. 

Bislimi: Takimi i radhës i dialogut në Bruksel mbahet më 16 nëntor

Takimi i radhës me dy kryenegociatorëvë, atij të Kosovës Besnik Bislimi dhe të Serbisë Petar Petkoviq, do të mbahet të enjten e ardhshme më 16 nëntor.

Ky takim do të mbahet në kryeqendren evropiane, në Bruksel.

Kështu deklaroi në një konferencë për media, numri dy i Qeverisë së Kosovës në një konferencë për media me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Ky është dakordimi i vetëm që e kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar”, tha Bislimi.

Szunyog: Kosova të bëj më shumë hapa që të përfitoj nga plani i ri i rritjes së BE-së

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog duke folur për masat e vendosura nga BE, ka deklaruar se raporti i Komisionit Evropian, e njeh se ka progres të caktuar për deeskalim, zgjedhjet lokale në veri dhe angazhimi në dialog, përfshirë themelimin e Asociacionit, por duhet të shihen më shumë hapa që Kosova të mund të gëzojë potencialin nga plani i ri i rritjes.

Szunyog u shpreh pas dorëzimit të raportit për vendin për vitin 2023 nga Komisioni Evropian, tek zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

"Masat janë implementuar bazuar në deklaratën e 27 vendeve anëtare. Ka qenë një reagim ndaj zhvillimeve. Në fakt kjo deklaratë është mjaft specifike se çka pritet nga Kosova të fokusohet në deeskalim, zgjedhjet lokale në veri dhe e treta angazhimi në dialog, përfshirë themelimin e Asociacionit. Raporti e njeh që ka një progres të caktuar. Por raporti po ashtu thotë që ne duhet të shohim më shumë hap të tillë Kosova që të mund të gëzojë potencialin nga plani i ri i rritjes", deklaroi ai.

​Szunyog: E ardhmja e Kosovës është drejt BE-së por duhet të vazhdohet me reformat

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se Kosova dhe Serbia ende s'kanë filluar të implementojnë obligimet nga marrëveshjet e arritura.

Derisa theksoi se e ardhmja e Kosovës është drejt Bashkimit Evropian, ai shtoi se duhet të vazhdojë me reformat.

Kështu u shpreh ai pas dorëzimit të raportit për vendin për vitin 2023 nga Komisioni Evropian.

Szunyog tha se zgjerimi është prej veglave kryesore që ka Bashkimi Evropian.

"Anëtarësimi në BE është çështje strategjike dhe përshtatja e vlerave të Kosovës vlerësohet lartë. Mospajtimet ndërmjet mazhorancës vazhdon të afektojë punën e kuvendit. Meqë Kosova mbetet në fazë të hershme të sistemit gjyqësor, duhet edhe më tutje të mbrojë efikasitetin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ekonomia ka demonstruar qëndrueshmëri sa i përket sfidave të fundit. Sa i përket përgatitjeve të përgjithshme duhet të vazhdojnë tutje për hyrje në BE", tha ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se raporti adreson për herë të parë vendimin për liberalizimin e vizave.

"Raporti i vendit konstaton se qeveria ka vazhduar me agjendën ambicioze drejt Bashkimit Evropian. Raporti përgëzon Kosovën për politikën e jashtme. Angazhimi dhe përkushtimi i qeverisë është gjithnjë e më i madh, andaj vlerësojmë raportin për rritje. Kosova ka nevojë për mbështetje shtesë e jo për kushte dhe parakushte shtesë. Integrimi i përshpejtuar ekonomikë përkon me përkushtimin tonë dhe progresion e arritur gjatë kësaj periudhe", shtoi ai.

Bislimi: Raporti i Progresit adreson vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës

Në konferencën për media për Raportin e Progresit, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se ky raport për herë të parë adreson vendimin final të Bashkimit Evropian, i cili u mundëson qytetarëve të vendit lëvizjen e lirë nga janari i vitit 2024.

Derisa tha se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj, siç tha ai, ambicioze të reformave drejtë Bashkimit Evropian.

“Raporti adreson për herë të parë edhe vendimin final të Bashkimit Evropian që qytetarëve të Kosovës u mundëson udhëtimin pa viza, duke filluar nga janari i 2024. Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave drejtë Bashkimit Evropian gjatë kësaj periudhe. Raporti dëshmon arritje të rëndësishme legjislative të kriteret politike si dhe zbatim të masave e progres në ato ekonomike si dhe tek standardet e BE-së”, tha Bislimi.

Tutje ai tha se ky raport “përgëzon Kosovën për politikën e saj të jashtme ndaj luftës në Ukrainë dhe vendosjen e masave dhe sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në përputhje të plotë me ato nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat