Instituti për krime lufte, Blakaj: Përmes tij do të njohim kujtesën kolektive – nuk do të bëjë ndjekje penale

Aktuale

Instituti për krime lufte, Blakaj: Përmes tij do të njohim kujtesën kolektive – nuk do të bëjë ndjekje penale

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 20:07
Bekim Blakaj

Gjatë ditës së mërkurë, kryeministri Albin Kurti ka emëruar Atdhe Hetimin, drejtor ekzekutiv të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

E për këtë, në “FIVE” ka qenë i ftuar Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), organizatë kjo e cila është ndër të paktat në vendin tonë që ka fakte dhe të dhëna për krimet e luftës.

Blakaj ka thënë se themelimi i Institutit është një lajm i mirë, pasi do të njohë kujtesa kolektive dhe kjo do të bëhet në fakte dhe dëshmi.

“Themelimi i Institut është lajm i mirë sepse përfundimisht mandati është që t’i mbledhë këto prova, këto dokumentacione, t’i përpunojë ato dhe të realizojë të drejtën për të ditur. Shpresojmë që në të ardhmen Instituti do të dalë me publikime dhe do të njohë kujtesa kolektive dhe po shpresoj që kjo të ndodhë në mënyrë të tillë, që kjo kujtesë të bazohet në fakte. Pra, nuk do të krijojmë një narracion që nuk është shumë i saktë, por laracon i cili ka rrënjët në fakte”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ka treguar se Instituti nuk është organ ndjekës dhe nuk mund të ndjekë penalisht autorët e krimeve të luftës, por dëshmitë që ka mund t’i dërgojë në Prokurori Speciale, e ku mëpastaj vazhdohet më procedurat e ndjekjes penale.

“Në parim Instituti nuk është organ ndjekës, Instituti nuk mund të bëjë ndjekjen penale të atyre që kanë kryer krime. Sigurisht, në raste ku Instituti vihet deri të provat, të cilat mund të mos i posedojë Prokuroria e shteti, respektivisht Prokuroria Speciale atëherë, po që mund t’i ndajë me të dhe prokuroria të bëjnë ndjekjen penale… Në bazë të deklaratave është dhënë një mandat që Instituti do të bëjë një padi, apo do të bëjë ndjekjen e atyre që kanë kryer krime lufte në Kosovë, nuk është mandati i tij ky”, ka shtuar Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat