Haradinaj jep detaje: Dosjen e draftit për Asociacionin e kemi pas edhe unë edhe Besnik Tahiri

Aktuale

Haradinaj jep detaje: Dosjen e draftit për Asociacionin e kemi pas edhe unë edhe Besnik Tahiri

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:21
Ramush Haradinaj

Gjatë ditës së hëne, emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak takoi liderët e opozitës.

Pas takimit kreu i PDK-së tha se draft-statusi për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk iu është prezantuar nga ana e Lajçakut.

Mirëpo kështu nuk u shpreh edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai sot për Lajmin ka thënë se e ka parë draftin madje edhe ka marrë shënime.

‘’Unë dhe Kolegu im Besnik Tahiri, e kemi parë draftin, të dy e kemi pasur nga një kopje të cilën e kemi lexuar dhe pastaj kemi marrë shënime’’, tha Haradinaj.

Deputeti i LDK-së, Anton Çuni ka thënë se Lutfi Haziri i ka informuar për përmbatjen e takimit me Lajçakun.

Çuni më tutje ka thënë se Qeveria duhet të jetë transparente karshi dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat