Gërvalla udhëton për në Paris, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes

Aktuale

Gërvalla udhëton për në Paris, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 21:24
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është nisur për në Paris, për të marrë pjesë në Forumi i Paqes.

Ajo në një postim në platformën X, ka thënë se ky forum është shumë i rëndësishëm në kohët kur Evropa po sfidohet me kërcënime.

“Bota duhet të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen dhe lirinë kundër këtyre kërcënimeve”, ka shkruar ajo.

Në Forumin e Paqes i cili do të mbahet të premten në Paris, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat