Kica-Xhelili për Asociacionin: Jam politikane e re, nuk e marr barrën e së kaluarës

Aktuale

Kica-Xhelili për Asociacionin: Jam politikane e re, nuk e marr barrën e së kaluarës

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:03
Doarsa Kica-Xhelili

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ajo si politikane e re nuk mund ta marrë barrën e askujt për marrëveshjen e vitit 2013 rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo ka thënë se nuk mund t’i marrë as meritat për ngjarjet që kanë ndodhur para se ajo të jetë në politikë.

”Unë duke qenë që jam në politikë që dy vite e gjysmë nuk mund t’i marrë ngarkesat e askujt. Por në të njëjtën kujt sikur që nuk mund të marrë barrën e askujt nuk mund t’i marrë as meritat e atyre që ky shtet është i pavarur”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo ka folur për marrëveshjet  e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin.

”Kur flasim për vitin 2015 duhet ta them edhe një gjë tjetër, marrëveshja e parimeve 2015 përmendet Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e Kosovës. Ka qenë një dokument intern, por nëse shikojmë nga një perspektivë pozitive a ka gjasa që marrëveshjae vitit 2015 ka pasur aq shumë shkelje për shkak se është ditur që do të shkohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ajo.

Po ashtu përmendi që ideja e Asociacionit rrjedh edhe prej Pakos së Ahtisarit, para marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat