Media serbe: Askush nuk po e do Kurtin, Perëndimi do të shpëtojë prej tij

Aktuale

Media serbe: Askush nuk po e do Kurtin, Perëndimi do të shpëtojë prej tij

Nga: H.O. Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në mediat serbe është publikuar intervista e profesorit David Kanin, ku kishte folur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Media serbe mban titullin e artikullit “Perëndimi do të donte të shpëtonte prej tij? "Askush nuk e pëlqen atë"

Tutje aty thuhet se David Kanin, profesor i studimeve evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, tha se kishte përshtypjen se Perëndimi do të donte të “hiqte qafe” Albin Kurtin.

Kanin po ashtu tha se nuk është optimist që kërkesat ndërkombëtare që Serbia de facto ta njohë Republikën e Kosovës dhe që Prishtina të formojë Unionin e Komunave me shumicë serbe do t'i zgjidhë problemet mes dy vendeve, si dhe se duhet një zgjidhje e qëndrueshme vijnë nga vetë protagonistët dhe jo nga jashtë.

"Ne e kishim një të tillë në vitin 2018, me një plan të ndarjes (shkëmbimit të territoreve). Askujt nuk i pëlqeu, të gjithë vunë në dukje problemet dhe ato probleme ishin reale. Por fakti që erdhi nga të dyja palët, që (presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq dhe (presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim) Thaçi ishin të gatshëm të bashkëpunonin, duhet të ishte pika më e rëndësishme”, tha Kanin në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat