Gashi: Thaçi e Veseli kanë folur publikisht se Astrit Dehari është vrarë, asnjëherë nuk janë ftuar në intervistim nga prokurori

Aktuale

Gashi: Thaçi e Veseli kanë folur publikisht se Astrit Dehari është vrarë, asnjëherë nuk janë ftuar në intervistim nga prokurori

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 08:30
Tomë Gashi

Intervistimi i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, për rastin Dehari, po quhet si i panevojshëm nga avokat i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Gashi tha se rasti po politizohet qëllimisht nga prokurori Afrim Shefkiu, ndonëse çdo gjë është e qartë dhe dihen rrethanat që duan deri në vdekjen e aktivistit të VV-së.

Sipas tij, nuk ka ndodhur deri më tani që dikush të ftohen në intervistim vetëm për një postim në Facebook. Ai madje ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli kanë folur publikisht nëpër intervista se Astrit Dehari është vrarë dhe asnjëherë nuk janë ftuar në intervistim nga prokuroi.

 “Prokurori i shtetit , prokurori i Prokurorisë Speciale z.Afrim Shefkiu i cili është prokuror në hetimin e vrasjes së Astrit Deharit paska autorizuar zyrtarë të policisë që ta intervistojnë në dëshmi të dëshmitares Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu  dhe sipas prokurorit ajo duhet të deklarohet si dëshmitare lidhur më publikimin e saj në Facebook i cili është bërë me 5 nëntor 2023 në vitin e 7 të vrasjes së Astrit, në përvjetorin e 7. Është e çuditshme që deri më tani nuk ka ndodhur që për postime në Facebook prokurori të kërkojë intervistime të ministres së Drejtësisë”.

“… ne kemi pasur raste të mëhershme ku edhe ish presidenti z.Thaqi ka deklaruar publikisht në televizione që Astrit Dehari është vrarë dhe nga ana e prokurorit nuk është kërkuar një gjë e tillë, pastaj kemi pasur edhe deklarime publike te Kadri Veselit i cili ka deklaruar se Astriti është vrarë dhe prokurori i rastit nuk ka kërkuar intervistimin e tyre mendoj që ky intervistim për të cilin ministria Haxhiu ka deklaruar se do të jep deklaratë sepse është obligative lidhur me këtë autorizim, por duket që prokurori në vend që të hetojë pista të vërteta për të dhëna të vërteta është duke e komplikuar qëllimisht dhe po e politizon rastin pa pike nevoje”.

Po ashtu Gashi tha së prokurori i ka të gjitha provat për të vazhdar hetimin, por që sipas tij ai po e politizon këtë rast.

 “…edhe pse e dimë që ko është një luftë politike gjë që nuk do të sjell asnjë rezultat në zbardhjen e vrasjes dhe ky postim ka qenë postim në përvjetorin e 7 të Astrit dhe ministrja thjeshtë e ka shprehur mllefin dhe ka deklaruar atë që po e deklarojnë të tjerë ku prokurori i ka të gjitha provat për të vazhduar hetimin në rastin dhe jo ta politizojë këtë rast .

Gashi ka folur per Eo edhe në lidhje me aktakuzën ndaj anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje Arlin Manxhuka e Egzon Azemi për nxitje të urrejtje. Sipas tij, edhe ky rast po politizohet pa pasur nevojë.

“Edhe kjo është një situatë e ngjashëm si autorizimi për tu intervistuar nga ana e zyrtarëve policorë të Ministrisë së Drejtësisë duket që edhe ky rast është diçka që e kanë publikuar shumë njerëz dhe e kanë thënë dhe është një shprehje e lirë dhe nuk mund të ua mohojë askush të drejtën njerëzore për shkak të lirimit që është bërë në atë kohë të njërit të dyshuar për terrorizëm që ka qenë ish-zyrtarë i policisë me përkatësi nacionale serbe dhe duket që kjo po shndërrohet në një lloje politike pa pikë nevoje. Kemi dy situata të themi të paprecedentë nuk janë normale as aktakuza kundër zëdhënësit të VV-së dhe zyrtarit të lartë të VV-së Egzon Azemi, dhe sot kemi edhe faktin që është kërkuar intervistimi i Albulena Haxhiut , kjo situatë po e politizon drejtësinë në Kosovë pa pasur nevojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat