Shkëlzen Gashi, kërkesë për Vjosa Osmanin

Aktuale

Shkëlzen Gashi, kërkesë për Vjosa Osmanin

Nga: A.Zh Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 13:16
Shkëlzen Gashi

Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin. Kjo e fundit, dy ditë më parë ka marrë pjesë në nismën globale, për trajtimin e sfidave mjedisore, me të cilat përballet planeti ynë.

Sipas Gashit, Osmani do të bënte më mirë, nëse do të merrej me sfidat mjedisore të Kosovës, e pastaj me ato të planetit, përcjell Bota sot.

“Pardje Presidentja e Kosovës kishte marrë pjesë në ceremoninë "Earthshot Prize", një nismë globale e krijuar nga Princi William për t'i trajtuar sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë.

Shumë më mirë do të kishte me qenë që Presidentja e Kosovës t'i trajtonte sfidat mjedisore me të cilat përballet vendi ynë, e të cilat bash pardje ia kishte identifikuar Raporti i Progresit i Komisionit Europian.

Presidente, nisja me Kosovën një herë e mandej merru me planetin”, ka shkruar Gashi, në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat