Krasniqi: Raporti i Progresit nxori realitetin e hidhur të Qeverisë Kurti, në vend të zhvillimit Kosova në rënie të thellë

Aktuale

Krasniqi: Raporti i Progresit nxori realitetin e hidhur të Qeverisë Kurti, në vend të zhvillimit Kosova në rënie të thellë

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 14:54
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi,  i ka quajtur “realitet të hidhur” konstatimet e Raportit të Progresit për Kosovën.

Ajo ka thënë se ekonomia është në rënie, papunësia është në nivele të larta, dhe standardi i jetës së qytetarëve tanë po bie.

Krasniqi ka kritikuar Qeverinë, e cila thotë se ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj dhe ka zgjedhur interesat e saj personale.

Ajo shton se këtë e konstaton edhe Raporti për vendin për vitin 2023, i cili sipas Krasniqit, ka nxjerrë në sipërfaqe se VV përmes aparatit propagandues ka manipuluar vazhdimisht qytetarët e vendit, për zhvillim dhe avancim.

Postimi i saj i plotë:

Raporti i fundit për vendin tregon një realitet të hidhur.

Në vend që të shohim përparim dhe zhvillim, ne përballemi me një rënie të thellë. Ekonomia jonë është në rënie, papunësia është në nivele të larta, dhe standardi i jetës së qytetarëve tanë po bie.

Qeveria aktuale ka dështuar në të përmbushë premtimet e saj. Ata kanë braktisur qëllimet e tyre për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe kanë harruar se janë zgjedhur për të shërbyer popullin. Në vend që të punojnë për të zgjidhur problemet dhe për të ndihmuar në rritjen e vendit tonë, ata janë përqendruar në interesat e tyre personale dhe të ngushta.

Këtë e konstaton edhe Raporti për vendin për vitin 2023, i cili ka nxjerrë në sipërfaqe një të vërtetë të hidhur, që partia në pushtet përmes aparatit propagandues ka manipuluar vazhdimisht qytetarët e vendit, për zhvillim dhe avancim, ndërkohë që sipas konstatimeve të këtij Raporti situata e vendit është e ndërlikuar. Raporti vë në dukje se “përparim i kufizuar” është arritur në disa aspekte kyçe:

Në fushën e luftës kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, dhe luftës kundër krimit të organizuar, është theksuar se edhe pse ka pasur përpjekje, nuk janë arritur rezultate të dëshiruara, që nënkupton dështimin e kësaj qeverie.

Raporti shënon se administrata publike nuk është reformuar, dhe nuk është arritur asnjë përparim në këtë fushë.

Ani se partia në pushtet ka shumicën e numrave, Raporti ka identifikuar se është bërë pengimi i punës së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit. Pra, mazhoranca ka bllokuar punën e Kuvendit.

Në fushën e lirisë së mediave, raporti përmend sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, problemet me financim të mediave që i bën ato të ndjeshme ndaj ndikimeve të interesave politike. Ndërkohë që qeveria vazhdimisht e ka shpërfillur këtë situatë, duke e injoruar punën e mediave, për me keq në disa raste edhe ka nxitur gjuhë fyese e denigruese ndaj gazetarëve.

Këto konstatime tregojnë se Kosova po ballafaqohet me sfida dhe ngecje të shumta në rrugën e saj drejt reformave dhe përparimit, dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që të merren masa të menjëhershme për të adresuar këto çështje dhe për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat