Mbrëmë u mbajt një meshë në manastirin e Banjskës, aty ku ndodhi sulmi terrorist i 24 shtatorit

Aktuale

Mbrëmë u mbajt një meshë në manastirin e Banjskës, aty ku ndodhi sulmi terrorist i 24 shtatorit

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 08:24
Manastiri i Banjskës

Mbrëmë Kisha Ortodokse Serbe përkujton mbretin e shenjtë Milutin.

Ngjarja u mbajt në manastirin e Banjskës, aty ku ndodhi sulmi i 24 shtatorit.  

Liturgjinë në Manastirin e Banjskës e mbajti Vikaripeshkvi i Patriarkut serb Porfir.

Në këtë përkujtim morën pjesë një numër i madh besimtarësh që mbushën kishën e manastirit.

“Sa herë që na ndodh diçka e keqe në nivel personal dhe neve si bashkësi e besëlidhjes, duhet të pyesim veten se çfarë po bëjmë gabim, që të na ndodhë kjo gjë. Çfarë mund të ndryshoj tek vetja sot që të jetë më mirë për ne, që të jetë më mirë edhe për mua”, tha në predikimin e tij peshkopi Hilarion.

Kjo ishte mesha e parë në manastirin e Banjskës që u mbajt me praninë e një numri të madh besimtarësh, pas ngjarjeve të 24 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat