Kurti për fitoren e Kosovës: Tash shohim drejt Zvicrës

Aktuale

Kurti për fitoren e Kosovës: Tash shohim drejt Zvicrës

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 09:11
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Kosovës kundër Izraelit me rezultat 1-0, ballafaqim të cilin e vendosi goli i Milot Rashicës në fund të pjesës së parë.

Ai ka shkruar në Instagram ku ka thënë se fitorja në “Fadil Vokrri” nuk ishte e lehtë, por që tani duhet shikuar tek përballja e radhës me Zvicrën.

“Ndeshje jo e lehtë për ekipin tonë, por të cilën e kaluan me sukses. Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, pas asaj me Andorrën. Tash drejt Zvicrës në një tjetër përballje futbollistike të veçantë, ku ndeshja e fundit në Prishtinë u karakterizua nga një barazim plot emocione. E mesa duket, emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të këtyre kualifikueseve.”.

Me fitoren ndaj Izraelit, Kosova tani ka 10 pikë në vendin e katërt të grupit I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat