Haradinaj: Buxheti për 2024 është i varfërimit dhe stagnimit

Aktuale

Haradinaj: Buxheti për 2024 është i varfërimit dhe stagnimit

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 13:53
Foto nga vendngjarja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar me tryezat e diskutimit. Këtë herë Grupi Parlamentar i kësaj partie diskuton me kryetaret e komunave që vijnë nga ky subjekt politik dhe kryetarët e degëve në të gjitha qytetet, në lidhje me Buxhetin Kosovës për vitin 2024, që kapë shifrën e mbi 3 miliard eurove. Po ashtu në këtë diskutim po marrin pjesë edhe kryetarët e disa sindikatave në Kosove.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj projektbuxheti për 2024 nuk është buxhet zhvillimor por stagnues, si në aspektin socio- ekonomike, po ashtu ne atë zhvillimi.

Haradinaj ka thënë se rritja e buxhetit në paga të koeficientit prej 105 ne 110 nuk është rritje. Ai ka folur edhe për investimet kapitale prej 48 milion euro, që sipas tij, nuk mundëson ndonjë zhvillim ekonomik.

Haradinaj më tej ka thënë se asnjë nga projektet e mëdha nuk është realizuar në këtë vit, por janë bartur në vitin e ardhshëm. Përgjithësisht sipas Haradinajt, ky buxhet është i varfërimit dhe stagnimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat