Murati për “Superpunën”: Për 8 muaj mbi 7 mijë të rinj të punësuar

Aktuale

Murati për “Superpunën”: Për 8 muaj mbi 7 mijë të rinj të punësuar

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 15:50
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë për 8 muaj, mbi 7 mijë të rinj janë punësuar përmes platformës “Superpuna”.

Murati ka thënë se në total janë mbi 5 mijë biznese që kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.

“Superpuna në shifra, për 8 muaj operim:

7,786 të rinjë përfitues të punësuar.

Prej tyre: 3,914 vajza, 3,872 djem

Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve”, ka shkruar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat