Nesër pritet të vazhdojnë dëshmitë Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Nesër pritet të vazhdojnë dëshmitë Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:14
Selimi, Thaçi

Për ditën e sotme ka mbaruar dëshminë e tij dëshmitari Shefqet Kabashi ndërsa pritet që të njëjtën ta vazhdojë në seancën e nesërme.

Po ashtu, sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III në seancën e së nesërmes pritet që të dëgjohet edhe dëshmitari Sadik Halitjaha i cili dëshminë e tij e filloi të hënën më 13 nëntor 2023.

Në fund të seancës, dëshmitarin Kabashi e mori në pyetje mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Geoffrey Roberts, raporton “Betimi për Drejtësi”.  

Roberts tha se nuk ka dëshmi të shkruar që të ketë folur dëshmitari lidhur me urdhrin për vrasjen e Fadil Gashit.

Nuk ka dëshmi të shkruar me sa dini për urdhrin e Fadil Gashit gjatë këtyre 20 viteve nga 1998 dhe 2019 kur e përmendet për herë të parë në televizion”, tha Roberts.

“Në qoftë se nuk ka ndonjë procesverbal të shkruar, nuk ka. Cila është diferenca këtu?”, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit Roberts.

Ndërsa Roberts tha se me këtë mund t’i japin fund për sot pyetjeve të tij për dëshmitarin në mënyrë që të vazhdohet në seancën e nesërme.

Seanca e nesërme do të fillojë nga ora 15:00 deri në orën 19:30 dhe si zakonisht me 45 minuta vonesë në transmetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat