Jusuf Azemi tregon se cili sektor pritet të hyjë në grevë nga java e ardhshme

Aktuale

Jusuf Azemi tregon se cili sektor pritet të hyjë në grevë nga java e ardhshme

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 00:02
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat në Kosovë, Jusuf Azemi, tha se nga java e ardhme mund të hyjnë në grevë punonjësit e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë si dhe punëtorët teknik të shkollave për shkak të pagave të ulëta.

Azemi tha se me pagë prej 230 euro ekziston mundësia edhe të gjithë punëtorët e këtyre shërbimeve që janë mbi 250 të tillë, t’i lirojnë vendet e tyre të punës dhe t’i lënë këta sektorë pa shërbime.

Ai tha se të gjitha takimet me udhëheqësinë e Komunës së Prishtinës e cila është përgjegjëse për pagat e këtyre punëtorë janë bërë përmes trysnisë dhe se asnjëherë nuk janë pritur për t’u gjetur zgjidhje.

“Takimet tona nuk po na pëlqejnë ashtu qysh i bëjmë pasi po bëhen me anë të trysnisë, ne normal që ka një periudhë qe 2 muaj bëjmë presione edhe përmes shkresave që të vijë deri te kjo, javën e kaluar ka pas presion sepse punëtorët teknik ia zunë derën drejtorit të shëndetësisë ku diskutuan për pagat e tyre, ka mbetur të dialogohet dhe nëse nuk arrihet një rezultat, java tjetër do të na gjej në grevë, por është edhe opsioni tjetër që me 230 euro pagë ekziston ideja që në mënyrë masive t’i lirojnë vendet e tyre të punës. Nuk jemi ata që do t’i lusim jemi ata që do t’i qesim në tavolinë kërkesat tona”, tha Azemi.

Ai tha se numri i punëtorëve që paguhen përmes kompanive private në Qendra të Mjekësive Familjare në Prishtinë e që i kanë pagat rreth 130 euro është 100 veta, derisa i atyre që punojnë si teknik nëpër shkolla është rreth 150.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat