​Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi udhëtoi për në Bruksel

Aktuale

​Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi udhëtoi për në Bruksel

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 19:15
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të merr pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i marrëveshjes bazike të 27 shkurtit, aneksit implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.

Takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të mbahet nesër në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Bislimi ka thënë para takimit se Kosova nuk është në fazën e negocimit në Bruksel.

“Ne nuk jemi në fazën e negocimit në Bruksel, jemi në fazën e zbatimeve të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim, negocimet kanë përfunduar dhe jemi në fazën e zbatimi të marrëveshjeve. Ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohet në plotëni dhe pa parakushte dhe vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na çojnë drejt normalizimit e jo drejt eskalimit të konfliktit. Ne kemi parë nënshkrimin e marrëveshjes si rrugën më të mirë për të garantuar zbatimin e tyre të plotë”, deklaroi ai.

Ndërsa, Lajçak ka deklaruar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e progresit të menjëhershëm në zbatimin e marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat