Krasniqi kërkon nga BE-ja që Kosova të ketë vend meritor dhe perspektivë të qartë evropiane

Aktuale

Krasniqi kërkon nga BE-ja që Kosova të ketë vend meritor dhe perspektivë të qartë evropiane

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 16:22
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar të enjten në Bruksel zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec.

Në një postim në Facebook, lideri i PDK-së ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon dhe për procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë kuadër, vlerësova që edhe Kosova, e cila fatkeqësisht ka mbetur e fundit në këtë proces, duhet ta ketë vendin e vet meritor dhe një perspektivë evropiane të prekshme dhe të qartë”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe në këtë takim, Krasniqi ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat