Sheholli zbardh prapaskenat: Ja dy çështjet më të rëndësishme që u diskutuan në takimin në Bruksel

Aktuale

Sheholli zbardh prapaskenat: Ja dy çështjet më të rëndësishme që u diskutuan në takimin në Bruksel

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:27
Analisti Fatmir Sheholli

Analisti Fatmir Sheholli komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin mes Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, në Bruksel.

Ai cilësoi si çështjet më të rëndësishme të takimit, atë të energjisë dhe personave të zhdukur me dhunë. Sipas analistit ka qenë diçka shumë e mirë pjesëmarrja e ekspertëve nga të dyja palët në takim.

“Një çështje është e rëndësishme, që në takimin e sotëm kanë qenë dhe shumë ekspertë, edhe të njërës palë dhe të palës tjetër, ku janë zhvilluar dy çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me energjinë dhe personat e zhdukur me dhunë. Prandaj unë mendoj që ne kemi hyrë në zbatueshmërinë e marrëveshjes së shkurtit dhe atë që i thonë marrëveshja e Ohrit.

Që ka filluar zbatueshmëria e marrëveshjeve e tregojnë tabelat që serbët në veri i kishin me targat e qyteteve që ishin dikur në krahinën autonome të Kosovës dhe tani kanë filluar t’i marrin RKS që është drejtpërdrejtë fillim i zbatimit të marrëveshjes së arritur dhe e dyta do të jetë mbajtja e zgjedhjeve lokale në 4 komunat me shumicë serbe,” – u shpreh Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat