Haziri: Raporti hetimor i Kosovës për sulmin në Banjskë nuk u pranua, humbëm mundësi të artë

Aktuale

Haziri: Raporti hetimor i Kosovës për sulmin në Banjskë nuk u pranua, humbëm mundësi të artë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:26
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se raporti hetimor i Kosovës, për sulmin terrorist në Banjksë të Zveçanit, nuk është marrë seriozisht nga Bashkimi Evropian.

Haziri tha se pjesa që është punuar nga ekspertët ligjor të policisë ka qenë profesionale, por pjesa tjetër kur janë futur pjesë politike ka bërë që raporti të mos pranohet.

“Me vetë fakti që raporti jonë është në tavolinë por nuk është marrë seriozisht kur është parë se cfarë përmbën. Nëse e merr e lexon pjesën  policisë, ekspertiza është profesionale. Kur I kanë futë raportet politike…”, tha ai.

Ai tha se ka qenë mundësi e artë e Kosovës nëse do i lejonin njerëzit që e kanë kryer operacionin në Banjskë t’i kryenin edhe hetimet dhe ta përpilonin një raport i cili sipas tij do të pranohej nga ndërkombëtarët.

“Kemi pasur rast të artë me pas lanë njerezve që e kanë bërë aksionin me I kry hetimet, me mbyllë raportin me hetime, ish pranu si është pranu aksioni i sukseshëm. Shumë pak të tjerë kanë pasur nevojë me punu raportin e hetimeve. Kjo ka qenë mundësi me kapitalizu shumë mirë politikisht, n a ka përmiësu imazhin në negociata, kemi qenë përtoke. Prapë deliri na kapi u ekzaltuam, harrum që prej të dielës mundemi me 25 me thënë me kapitalizu me bë ofertë, kjo është e jemja mere ose lërë, sepse Serbia është kjo”, ka thënë ai.

Haziri tha se një raport tjetër hetimor është punuar nga ndërkombëtarët, sipas tij më shumë për nevoja të veta se të Kosovës.

“Raportin e kanë punu shtetet të mëdha që sigurinë e kanë edhe për nevoja të veta. Komisioni teknik ka qenë këtu për disa ditë, dy nivele teknik dhe për hetime. Prej incizimeve në terren, kufiri,  pozita gjeografike, kisha apo manastiri, policia jonë, mënyrë si është dhënë komanda. NATO nuk mund t’i ikë hetimit, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat