Bastisje në katër lokacione në veri të Kosovës, arrestohen disa doganierë

Aktuale

Bastisje në katër lokacione në veri të Kosovës, arrestohen disa doganierë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 09:51 Përditësuar në ora: 10:57 më 18.11.2023
Foto ilustrim

Aksioni në veri, deklarohet Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale është deklaruar lidhur me aksionin që është zhvilluar në veri, mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

‘Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.

Aksionin e ka konfirmuar zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione. Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull, derisa lidhur me atë se a ka të arrestuar, ka thënë se do të deklarohet Dogana.

“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.

Bastisje në katër lokacione në veri të Kosovës, arrestohen disa doganierë

Policia e Kosovës është duke kryer aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

“Jemi duke asistuar në katër lokacione”, ka thënë Elshani.

Ai tha se ky aksion ka të bëjë me doganat, mirëpo nuk dha detaje shtesë.

Siç merret vesh bastisja është duke u kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe ka të bëjë për disa zyrtarë të doganës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat