Aksioni në veri, deklarohet Prokuroria Speciale

Aktuale

Aksioni në veri, deklarohet Prokuroria Speciale

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 10:56 Përditësuar në ora: 11:46 më 18.11.2023
Foto ilustrim

Nëntë doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërpëdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale janë duke vazhduar aksionin në disa lokacione në veri.

Siç merr media, nën pranga kanë përfunduar nëntë doganier dhe një polic, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Ndryshe, nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar më herët se janë duke realizuar aksionin në veri.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat