Arrestimi i tetë doganierëve dhe një polici, prokurori Abazi tregon se në cilat lokacione u kryen kontrollet

Aktuale

Arrestimi i tetë doganierëve dhe një polici, prokurori Abazi tregon se në cilat lokacione u kryen kontrollet

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Tetë doganierë dhe një polic janë arrestuar pasi dyshohen për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale të shtunën.

Me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të zyrtarëve të dyshuar këto vepra penale janë kontrolluar 11 lokacione.

E prokurori i rastit, Naim Abazi në një prononcim ka thënë se tri nga lokacionet ku janë kryer kontrolle kanë qenë në pjesën veriore të vendit.

Ndërsa siç ka bërë të ditur ai, lokacionet e tjera janë kryer në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Kaçanik.

“Jemi në fazën e hetimit dhe më shumë detaje nuk mund të japë pasi është çështje e ndjeshme dhe besoj që mbasi që të përfundohen hetimet do të keni mundësinë me marrë më shumë detaje lidhur me mënyrën se si e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare”, ka deklaruar Abazi.

Nga ky aksion janë sekuestruar sende të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Njëzet plumba zyrtare të Doganës së Kosovës; dhjetë telefona së bashku me katër sim kartela; një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikatorë dhe 9 fishekë, me leje si dhe 16 copë municion jo zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat