​Maqedonci merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Aktuale

​Maqedonci merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 17:19
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po merr pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se forumi ka në fokus çështje të sigurisë me të cilat përballet sot Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe shtetet e tjera, të cilat kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të saj.

Në margjinat e kësaj konference, përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, ministri Maqedonci do të realizojë edhe takime bilaterale me ministra të Mbrojtjes, senatorë të SHBA-së, si dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere.

“Bashkëpunimi i ngushtë në mes partnerëve që përfaqësojnë vlerat demokratike është fundamental për frenimin e kërcënimeve që vijnë nga regjimet autokratike”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat