​Konventa programore, Abdixhiku: Kosova aspiron për hyrje në strukturat euroatlantike

Aktuale

​Konventa programore, Abdixhiku: Kosova aspiron për hyrje në strukturat euroatlantike

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 18:09
Lumir Abdixhiku

Pas Kuvendit të dhjetë Zgjedhor, ku kryetar i rizgjodh Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke mbajtur Konventën Programore “Rruga e re për Kosovën”.

Kryetari i sapozgjedhur Lumir Abdixhiku tha se Kosova është shtet i pavarur dhe me aspirata për anëtarësim në strukturat euroatlantike.

“Anëtarësimi në NATO e BE, ishte projekti ynë dje e është edhe sot dhe do të jetë projekti ynë edhe nesër,” u shpreh ai.

Me 333 vota pro, Lumir Abdixhiku është zgjedhur sërish në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat