Tomë Gashi nuk ftohet nga Prokuroria gjatë dëshmisë që ministrja Hasxhiu do të ketë nesër – ka këto fjalë për situatën!

Aktuale

Tomë Gashi nuk ftohet nga Prokuroria gjatë dëshmisë që ministrja Hasxhiu do të ketë nesër – ka këto fjalë për situatën!

Nga: M.H. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 18:43
Tomë Gashi

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu nesër në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin Dehari.

Mirëpo të njejtën ftesë në lidhje me rastin nuk e ka pranuar edhe avokati Tomë Gashi, i cili është avokati i familjës Dehari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Prokuroria Speciale me standarde speciale.

Disa të fuqishëm në të kaluarën kur deklaronin në TV se Astrit Dehari është vrarë Prokuroria nuk bënte za.

Image
Dokumenti/Tomë Gashi

Kur Albulena Haxhiu e thotë këtë të vërtetë të cilen të gjithë duhet ta dijnë Prokuroria asaj ja dërgon Policinë për ta intervistuar por avokatin e familjes Dehari prapë Prokuroria nuk e ka njoftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat