Kurti thotë se OJQ-të e bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale

Aktuale

Kurti thotë se OJQ-të e bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 11:22
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, janë takuar me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe bizneseve.

Kurti ka njoftuar se nga tani këto dy të fundit do të mund të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale dhe sipas tij, ky vendim mundëson punësimin dhe sigurimin e mirëqenies për grupet e cenueshme, raporton eo.

“Për herë të parë në Kosovë, qeveria jonë mundëson që organizatat jo-qeveritare dhe bizneset të regjistrohen e të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale”.

“Lehtësirat të cilat do t’iu ofrojnë ndërmarrjeve sociale e inkurajojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet e cenueshme, ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për t’i shërbyer pikërisht këtyre grupeve. Edhe të rritet punësimi, por edhe mirëqenia”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kompanitë ku 30 për qind e punëtorëve janë nga grupet e cënueshme, mund të aplikojnë si ndërmarrje sociale.

Sipas tij, përfitimet janë që kompanitë ose OJQ-të lirohen nga tatimi në fitim.

“Ndryshe nga bizneset tradicionale të cilat kanë për qëllim maksimizimin e fitimit, ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij misioni, ato pranojnë edhe lehtësira përgjatë operimit”, ka thënë  ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat