​Kuvendi të enjten shqyrton të gjeturat e Raportit për Kosovën

Aktuale

​Kuvendi të enjten shqyrton të gjeturat e Raportit për Kosovën

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 13:15
Kuvendi i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se me kërkesë të opozitës të enjten do të diskutohet në seancë parlamentare Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se është e rëndësishme që Kuvendi të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky raport.

Tahiri: Në seancë do të trajtohen të gjeturat nga Raporti i KE-së për Kosovën

Të enjten do të ketë një seancë, si opozitë kërkuam që në këtë seancë të trajtohet Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, për shkak se ky raport ka adresuar një mori problemesh dhe çështjesh që Qeveria e Kosovës nuk ka arrit të adresojë. Në fakt, sot derisa po flasim jemi vendi i vetëm që Bashkimi Evropian i ka shqiptuar sanksione. Në këtë temë AAK, mendon se duhet të ketë një trajtim dhe duhet të ketë një pozicion të parlamentit në raport me këto masa”, theksoi Tahri.

Deputeti i AAK-së foli edhe për sigurinë në Kosovë dhe Ballkan. Ai tha se paqja e qëndrueshme për Ballkanin perëndimor lidhet drejt me Kosovën në NATO

Tahiri: Paqja e qëndrueshme për Ballkanin perëndimor lidhet drejt me Kosovën në NATO

Paqja e qëndrueshme për Ballkanin perëndimor lidhet drejt me Kosovën në NATO. AAK, është duke punuar dhe duke komunikuar me akterë relevantë që janë anëtarë të NATO-s për një anëtarësim të Kosovës me shpejtësi sikur rasti i Suedisë dhe Finlandës. Kjo do të ishte një përgjigje ndaj të gjitha kërcënimeve që po i bën Rusia, të cilat i ngriti edhe presidenti i Ukrainës, por edhe kryeministri Kurti për rastin e Rashkës”, tha ai.

Duke folur për dialogun dhe transparencën e kryeministrit Albin Kurti, Tahiri tha se fatkeqësisht Kuvendi është i injoruar dhe në terr informativ.

Tahiri: Kuvendi është i injoruar nga Kurti për dialogun

“Kosova në dy vjet e gjysmë ka qenë pengë e procesit të dialogut, Vetëvendosje si subjekt kauzën e vetë e ka pasur jo negociata dhe në fakt për dy vjet e gjysmë ka qëndrua vetëm ne negociata. Fatkeqësisht, Kuvendi është i injoruar, jemi në terr informativ dhe kjo e dëmton Kosovën dhe vetë Kurtin”, tha ai.

Ai po ashtu dhe si Grup Parlamentar janë në proces të hartimit të amendamenteve rreth buxhetit të vitit 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat