Abdixhiku thotë se 6 mijë pjesëmarrës ishin në Konventë: Ndjesë për 2 mijë tjerë që mbetën jashtë

Aktuale

Abdixhiku thotë se 6 mijë pjesëmarrës ishin në Konventë: Ndjesë për 2 mijë tjerë që mbetën jashtë

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 15:31
Lumir Abdixhiku

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falëndëruar 6000 pjesëmarrësit që, sipas tij, ishin në Konventë, ndërsa u ka kërkuar falje 2000 tjerëve që, sipas tij, mbetën jashtë.

“Sallë më të madhe nuk kishim; por masoviteti juaj, thirrjet tuaja, brenda e jashtë, na dha forcë për ecjen para.

19 nëntori shënon nisjen drejt rikthimit tonë të madh. Lidhja është e forte”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku një ditë më parë është rizgjedhur me unanimitet të plotë në krye të këtij subjekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat