I mbijetuari i masakrës së Reçakut: Çedomir Aksiq e njihte mirë terrenin e fshatit Reçak

Aktuale

I mbijetuari i masakrës së Reçakut: Çedomir Aksiq e njihte mirë terrenin e fshatit Reçak

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 18:34
Viktimat e maskrës së Reçakut

I mbijetuari i masakrës së Reçakut, Ramë Shabani, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE”, ka thënë se nuk është ftuar si dëshmitar në procesin e sotëm gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq.

Shabani ka thënë se i akuzuari Aksiq ka qenë i njohur për komunën e Shtimes sepse i njëjti kishte një funskion.

“Ai për komunën e Shtimes ka qenë i njohur para lufte dhe në luftë sepse ka pasë funskion, ka qenë shef i ‘shumarëve’ në komunën tonë”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, Aksiq e ka njohur mirë terrenin e fshatit Reçak.“Ai ka bërë masakër në Reçak, jo vetëm ai por të gjthë serbët e komunës së Shtimes për shkak se e ka njohur mirë terrenin, fshatin Reçak”, ka thënë tutje I mbijetuari i Masakrës së Reçakut.

Shabani ka shtuar se diën kur ka ndodhur masakra të gjithë serbët e Shtimes atë ditë kanë qenë me maska.

“Të gjithë serbët e Shtimes atë ditë kanë qenë me maska, krejt kanë qenë me maska, jashtë Shtimes kanë qenë pa maska. Çdo deklaratë e kam dhënӕ kështu”, ka shtuar ai.

Ndërsa për gjykimin në mungesë të tӕ dyshuarit për krime lufte në Kosovë, Çedomir Aksiq, Shabani është shprehur se kjo është shumë për Kosovë. “Sot, pas 24 vjetësh, i dyti serb edhe ky në mungesë është shumë për shtetin tonë”, ka shtuar tutje I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Ramë Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat