Edhe 65 serbë deri në mesditë i regjistruan veturat në RKS

Aktuale

Edhe 65 serbë deri në mesditë i regjistruan veturat në RKS

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

2078 ka arritur numri i qytetarëve serbë që kanë regjistruar veturat e tyre në RKS.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se deri në mesditën e sotme janë shtuar edhe 65 të tjerë.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.

Shtyrjes së afatit i ka paraprirë një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat