Nagavci: Falë punës intensive mbi 37 institucione të arsimit të lartë e profesional përfituan nga Programi Erasmus+

Aktuale

Nagavci: Falë punës intensive mbi 37 institucione të arsimit të lartë e profesional përfituan nga Programi Erasmus+

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:18
Abërie Nagavci

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe Erasmus+ kanë mbajtur konferencën e përbashkët për medie “Publikimi i rezultateve të projektit Erasmus+ për Kosovën dhe përfshirja sociale si prioritet i Programit Erasmus+”.

Ministrja e Arsimit, Abërie Nagavci, tha se Kosova ka treguar sukses në implementimin e Programit Erasmus+. Ajo ka sqaruar falë punës intensive mbi 37 institucione të arsimit të lartë dhe profesional nga Kosova që janë përfituese të skemave të Programit Erasmus+ për arsimin e lartë dhe atë profesional ne thirrjen 2023. Nagavci shtoi se rezultatet e Erasmus+ shpërblejnë në arritjet e arsimit dhe punësimit në vend.

Ajo shtoi se që nga viti 2015 Erasmus+ ka qenë Programi kryesor dhe më i madh i Bashkimit Evropian, i cili ka hapur dyert për mundësi të panumërta, përmes zyrës së Erasmus+ në Kosovë, në fushën e bashkëpunimit mes organizatave vendase dhe ndërkombëtare në arsimin dhe aftësimin profesional, si dhe në arsimin e lartë.

Nagavci shtoi se në periudhën 2015-2023, institucionet e arsimit të lartë në Kosovë kanë fituar 65 projekte për Ngritjen e Kapaciteteve në fushën e Arsimit të Lartë, dhe më shumë se 500 projekte për Mobilitetin Ndërkombëtar të Kredive

Vetëm në thirrjen e këtij viti, pra 2023, nga Kosova, në fushën e arsimit të lartë janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian gjithsej 13 projekte me 27 institucione përfituese. Nga këto 13 projekte, 4 institucione të arsimit të lartë janë bartës/koordinatorë të këtyre projekteve. Falë punës intensive me bashkëpunim tejet efektiv, gjithsej kemi mbi 37 institucione të arsimit të lartë dhe profesional nga Kosova që janë përfituese të skemave të Programit Erasmus+ për arsimin e lartë dhe atë profesional ne thirrjen 2023. Këtë vit, pas një kohe të gjatë, kemi fituar një projekt strukturor të udhëhequr nga Fakulteti i Edukimit në UP, ku MAShTI është përfitues. Ky është projekti më i madh në rajon në thirrjen e vitit 2023, sepse ka të bëjë me reforma strukturore në avancimin e edukimit të bazuar në vlera përmes zhvillimit të politikave dhe praktikave të reformave në mësimdhënie në Kosovë”.

“Nga 7 institucionet e arsimit të lartë që kanë aplikuar për Kartën e Erasmus për Arsimin e Lartë, të gjitha e kanë fituar. Kjo Kartë është korniza e cilësisë për aktivitetet evropiane dhe ndërkombëtare të bashkëpunimit në kuadër të Erasmus+, dhe është parakusht për pjesëmarrje në programet e Erasmus+ për të gjitha shtetet e BE-së dhe për ato të asociuara me programin. Fakti që të shtatë institucionet e Kosovës janë pranuar në këtë Kartë është dëshmi e orientimit të drejtë të institucioneve tona dhe konvergjencës me Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.  Në fushën e arsimit profesional kemi 5 projekte përfituese, me gjithsej 10 institucione përfituese nga Kosova. Këtu kemi shkolla të mesme të larta në Komunat e Prishtinës dhe Vushtrrisë, kemi Agjensionin e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë, Odën Ekonomike të Kosovës, si dhe odat e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë të Kosovës.

Megjithatë, në këtë fushë kemi akoma nevojë për përkrahje, duke marrë parasysh që ky është viti i dytë i aplikimit të sektorit të arsimit profesional në Programin Erasmus+. Që nga viti 2015 kur ekziston Zyra Erasmus+ në Kosovë, Kosova ka shënuar rritje eksponenciale në përfitimin e mobilitetit dhe projekteve, që në përqindje tregon rritje 20-30% nga viti në vit. Nga viti 2015-2022, mbi 5000 studentë dhe staf akademik/administrativ kanë lëvizur në Evropë, dhe mbi 2 600 janë zhvendosur në Kosovë përmes aksionit ndërkombëtar të mobilitetit të Programit Erasmus+. Në periudhën 2015-2023, institucionet e arsimit të lartë në Kosovë kanë fituar 65 projekte për Ngritjen e Kapaciteteve në fushën e Arsimit të Lartë, dhe më shumë se 500 projekte për Mobilitetin Ndërkombëtar të Kredive”.

Johannes Madsen, nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se përmes Programit Ermasmus+ kanë bërë investim të suksesshëm për 35v vjet. Ai shtoi se në kuadër të projekti kanë përfituar 4 mijë studentë, raporton EO.

“Jam shumë i kënaqur të ndajë më ju Programin Erasmus+, Programi Erasmus+ ka 35 vite që i ka dhënë më miliona ndihmë studenteve dhe akademikëve, është një prej programeve më të suksesshme që kemi pas në BE. BE-ja ka ndarë 14.7 miliardë euro për këtë, nga viti 2016-2022, 4 mijë studentë kanë përfituar nga Erasmus+”.

“…për herë të parë po realizojmë një projekte rajonal, për zhvillimin profesional të arsimtarëve. Në thirrjen e fondeve Kosova ka përfituar 18 projekte në arsimin e lartë dhe atë profesionale, kjo përfshinë 13 programe, dhe 5 projekte në sektorin e arsimit, kanë përfituar 7 institucione të arsimit të lartë, gjë që ia mundëson atyre të marrin pjesë në aleancat në vitet e ardhshëm. Erasmus+ ka 35 vite që është duke investua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat