Ashton kujton kohën e negociatave: Thaçi e Daçiq s’ishin takuar kurrë, për ta ishte alarmante kur u fotografuam

Aktuale

Ashton kujton kohën e negociatave: Thaçi e Daçiq s’ishin takuar kurrë, për ta ishte alarmante kur u fotografuam

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 17:36
Thaçi, Ashton, Daçiq

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri e cila ka ndërmjetësuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Catherine Ashton, ka marrë pjesë në një forum të UNMIK që po mbahet në Thesaloniki të Greqisë të titulluar “Bashkë për një të Ardhme më të Mirë”.

Gjatë paraqitjes së saj ajo ka folur edhe për marrëveshjen që kishin nënshkruar Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e saj.

Rreth deklaratave të saj ka shkruar në rrjetin social “X”, gazetarja kosovare Una Hajdari, duke cituar Ashton.

““Kur dy kryeministrat erdhën në dhomën time, ata ishin në të njëjtën moshë dhe jetonin vetëm kilometra larg njëri-tjetrit, por nuk ishin takuar kurrë… ishte shumë alarmante për ta kur bëmë një fotografi,” kujton ajo për lehtësimin e takimeve mes Thaçit dhe Daçiqit”, ka shkruar gazetarja Hajdari teksa ka cituar Ashtonin.

Tutje Ashton ka thënë se në momentin që fillon një proces të ndërtimit të besimit, s’ke pse e pëlqen personin me të cilin negocion, meqë vetë fakti që po negocioni nënkupton se ju ka shkaktuar dhimbje. Por thotë se duhet të vazhdohet përpjekja për të punuar me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat