Kurti: Cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në BE

Aktuale

Kurti: Cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në BE

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 10:10
Albin Kurti

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të mërkurën ka bërë hapjen e konferencës “KosovaPar2023”, në të cilën janë duke marr pjesë pjesëmarrës nga 20 shtet të botës. Gjatë dy ditëve në këtë konferencë ndërkombëtare do të diskutohet për reformat në administratën publike për një qeverisje fleksibile dhe të qëndrueshëm.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo konferencë e rëndësishme do të shndërrohet në një ngjarje vjetore. Sipas tij, reformat në administratën publike sjell përmirësim të jetës së qytetarëve, ofron transparencë, llogaridhënie si dhe mundëson integrimin evropian e euro-atlantik.

Ai shtoi se me miratimin e Ligjit për paga është krijuar barazi, sipas tij, me këtë ligj vendi ka kaluar nga një gjendje kaotike që rregullonin nga 58 akte që rregullonin pagat në vetëm një ligj gjithëpërfshirës.

“Administrata publikë dhe shteti republikan ja jepni kuptimin njëri-tjetrit. Ajo është prioritet i qeverisë tonë. Një administrata është çelësi i të gjitha reformave tjera. Administrata Publikë është reforma që mundëson reforma të tjera. Ajo sjell përmasimin e jetës së qytetarëve tanë dhe integrimin evropian e euroatlantik. Qeveri është duke punuar me ekspert ndërkombëtar. Është bërë shumë punë e madhe në ligjin për zyrtarët publik dhe ligjin për pagën e zyrtarëve publik. Kemi kaluar nga një gjendje kaotike që rregullonin nga 58 akte që rregullonin pagat në vetëm një ligj gjithëpërfshirës. Nga 160 shtesa e bonuese të ndryeshme  në vetëm 15 shtesa mirë të definuar mirë e me kritere e procedura të qarta. 56 për qind e qytetarvëe i besojnë qeverisë,” tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se për administratë publike është duke punuar fortë.

Ai tha se kanë vendosur që Institutin Kosovarë për Administrata Publike ta transferojnë në shkollën Kombëtare të Administratës së Kosovës, e cila sipas tij, do të mbështes institucionet ne ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

“Kjo konferencë do të promovoj idenë që dialogu dhe shkëmbimi i deve është një mënyrë për të administrata publik është përgjegjëse. Ne duam një administrata që respekton qytetarin dhe jep kontribut për të drejtat. Kemi filluar procesin për një administrata profesionale dhe të depolitizuar që funksionon mbi parimet e efikasitetit e llogaridhënies.

“Jemi të vendosur që të përmirësojë situatën që ka të bëjë më barazinë gjinore. Do të kujdesimi për përfshirjen e të gjitha komuniteteve dhe në veçanti për personat me nevoja të veçanta”.

“Administrata publike në Kosovë ka një mision shtesë shumë të rëndësishme për të cilën po punojmë fort e që është mbështetja e proceseve drejt anëtarësimit tonë në BE. Kemi vendosur që Institutin Kosovarë për Administrata Publike ta transferojmë në shkollën Kombëtare të Administratës së Kosovës e cila do të mbështes institucionet tona ne ngritjen e kapaciteteve njerëzore”, tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, tha se administrata publike garanton stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Reformat e domosdoshme kërkoj ndryshime dhe kjo ka sfida për këtë është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjithëve. Vendi im ka traditë shume të gjatë të mbështetjes të një administratë publike, administrata publike garanton stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për një administrata publike të aftë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat