Murati: Secila familje përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë mbështetje shtesë

Aktuale

Murati: Secila familje përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë mbështetje shtesë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 14:48
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit.

“Secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit”, ka njoftuar Murati.

Murati ka njoftuar se në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë për të tejkaluar dimrin me sa më pak vështirësi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë kanë miratuar ndarjen e 5 milionë eurove nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian (BE).

“Mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e finacuar nga Bashkimi Evropian, e cila kap vlerën 75 milionë euro në total”, ka njoftuar tutje ministri.

Sipas tij, gjatë ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat