Paralajmërimi i Richard Grenell: Kur Trump të bëhet sërish president, do të punojmë ta lirojmë Hashim Thaçin

Aktuale

Paralajmërimi i Richard Grenell: Kur Trump të bëhet sërish president, do të punojmë ta lirojmë Hashim Thaçin

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 14:51
Grenell dhe Thaçi

Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kur Donald Trump do të bëhet president përsëri do të punojnë për lirimin e Hashim Thaçi.

Këtë Grenell e ka thënë teksa ka rikujtuar një takim me ish-presidentin kosovar në Prishtinë në janarin e vitit 2020.

“Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi nq Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin dhe dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan.

Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, ka shkruar Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat