​Krasniqi fajëson Kurtin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë: Po e bën qëllimisht

Aktuale

​Krasniqi fajëson Kurtin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë: Po e bën qëllimisht

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:04
Memli krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë deri në prill të vitit të ardhshëm.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo po ndodh qëllimisht nga vetë kryeministri Albin Kurti.

“Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit – dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vetë kryeministri Kurti. Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale – e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi”, ka shkuar Krasniqi.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot të shtyjë regjistrimin e popullsisë për vitin e ardhshëm.

Kryeministri Albin Kurti, tha se nga menaxhmenti i ri i ASK-së ka marrë zotimin se ky proces do të kryhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024.

Dështimin që regjistrimi i popullsisë të përfundojë gjatë këtij viti, Kurti ia faturojë ish- menaxhmentit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat