Këto janë vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Aktuale

Këto janë vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:09
Qeveria Kurti

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka njoftuar lidhur me vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ai njoftoi se kanë ndarë pesë milionë eurove për mbështetje mbështetje të njëhershme familjeve me asistencë sociale për blerjen e druve të zjarrit dhe ndarjen e 1 milion eurove për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në katër komunat veriore.

Tutje, Kurti ka bërë të ditur se cilat projektligje janë miratuar.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë, mes 18 vendimeve:

Ndamë:

 – Pesë milionë euro për mbështetje të njëhershme familjeve me asistencë sociale për blerjen e druve të zjarrit; dhe

– Një milion euro për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në katër komunat veriore.

– Për modernizimin e rrjetit hekurudhor miratuam koncept-dokumentin për Fushën e Hekurudhave.

– Miratuam gjashtë projektligje, për:

• Gjendjen Civile;

• Letërnjoftimin;

• Rininë;

• Regjistrin e Pronarëve Përfitues;

• Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme; si dhe

• Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

– Miratuam tri vendime preliminare për shpronësim për:

• Lokalitetin arkeologjik Municipiumi Ulpiana Justiniana Secunda;

• Ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë; dhe

• Zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc.

– Aprovuam propozimin e ASK-së që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për periudhën 5 prill – 17 maj 2024, në zbatim të parimeve të EUROSTAT-it.

– Aprovuam projekt-rregulloren për funksionimin dhe punën në Qendrën për strehimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat