Presidenti i Qipros në Beograd: Qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Aktuale

Presidenti i Qipros në Beograd: Qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:15
Foto nga takimi

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, ka qenë për vizitë në Beograd dhe është takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media, Christodoulides ka thënë se ata kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, dhe se qëndrimi i Qipros ndaj Prishtinës mbetet i njëjtë për mosnjohje.

“Ne biseduam për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dua të ritheksoj publikisht mbështetjen tonë për përpjekjet e qeverisë serbe, qëndrimi i Qipros është i qartë dhe nuk mund të ndryshohet në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

“Qiproja është më e forta si mbështetëse e Serbisë për anëtarësim në BE, së fundi janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në lidhje me reformat”, theksoi Christodoulides, shkruan RTS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat