Vazhdojnë mospajtimet rreth pasaportës serbe për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Vazhdojnë mospajtimet rreth pasaportës serbe për qytetarët e Kosovës

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:09
Mitrovica

Marko Milenkovic  jeton në Mitrovicën Veriore dhe është pjesë e shoqërisë civile. Ai është nënshtetas i Serbisë, por nuk mund të udhëtojë pa vizë në Evropë.

Pengesë për të është pasaporta e lëshuar nga Administrata Koordinuese, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Megjithatë Milenkovic shpresat i ka tek propozimi i Komisionit Evropian, që bashkë me pasaportën e Kosovës, nga 1 janari vizat të liberalizohen edhe për pasaportën që e posedon.

“Mendoj se 90% e serbëve kanë letërnjoftime të Kosovës. Pra, secili që ka letërnjoftim të Kosovës ka mundësinë të marr pasaportën e Kosovës dhe ky person veçse është integruar në sistemin e Kosovës dhe nuk e shoh se kjo do të mundësonte, kjo pra do të ju mundësonte këtyre njerëzve që nuk kanë mundësi të marrin letërnjoftimin e Kosovës për arsye të ndryshme dhe nuk kanë shtetësi të Kosovës.”, ka thënë Milenkovic.

Përpos që është mendim personal, kjo që thotë Milenkovic është edhe qëndrim zyrtar i 17 organizatave jo-qeveritare serbe, si kundërpërgjigje ndaj 21 organizata jo-qeveritare me bazë në Prishtinë.

“Qëndrimet që janë paraqitur në atë njoftim nuk pasqyrojnë gjendjen reale në teren dhe nevojat e komunitetit serb që jeton në Kosovë sepse problemi ka disa shtresa dhe janë disa nivele të këtij problemi. Nuk është pra problem vetëm nëse serbët duan të jenë të integruar ose jo në sistemin e Kosovës. Pra, nuk është problem integrimi. Shumë njerëz kanë problem në marrjen e dokumenteve të Kosovës pasi ende ekziston problemi sepse nuk janë shkëmbyer librat që kanë të bëjnë mbi të gjitha që kanë të bëjnë me certifikata, respektivisht librat amzë dhe dokumentet amzë.”.

Milenkovic thotë se edhe ligjet e Kosovës e garantojnë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë. Ligji ia mundëson dy nënshtetësi, por në pasaportën të cilën e posedon e ku adresa figuron në Mitrovicën Veriore, fqinji veriore Kosovës i referohet si pjesë e Republikës së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat