Nushi: Pas ardhjes së VV-së në pushtet, Kosova ka telashe me demokracinë

Aktuale

Nushi: Pas ardhjes së VV-së në pushtet, Kosova ka telashe me demokracinë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 22:15
Nol Nushi

Pas ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet në Kosovë, ka nisur një periudhë me telashe për demokracinë, kështu ka deklaruar Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate.

Nushi ka theksuar se fitorja e Vetëvendosjes është e madhe, por e ndërtuar kryesisht mbi popullzim, të cilin ai e quan “qark i mbyllur” që e cenon dukshëm vullnetin e qytetarëve.

Ai ka theksuar se kjo sjellje mashtron ata qytetarë që kanë besuar në partinë në pushtet, dhe në rezultat krijohet një lloj qarku, që sipas tij, po shkatërron demokracinë.

Po ashtu, Nushi ka krahasuar këtë situatë me atë në vende të tjera të rajonit, ku sipas tij,  autokratët dhe popullistët fitojnë duke sjellë një “kërcënim për demokracinë”.

“Kosova pas ardhjes së Vetëvendosjes ka telashe me demokracinë, fitorja është shumë e madhe e ndërtuar kryesisht mbi popullzim, i cili i cenon dukshëm votat e qytetarit, sepse ti me votën e tyre i mashtron po ata qytetarë të cilët ty të kanë besuar, edhe bëhet ai lloj qarku i mbyllur që e shkatërron demokracinë, kështu ka ndodhur gjithandej nëpër Ballkan ku fitojnë autokratët edhe popullistët”, ka deklaruar Nushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat