Nga 10 mijë e rrit në 20 mijë - Avokati Gashi ofron shpërblim për ata që “ia sjellin raportin e Williamsonit”

Aktuale

Nga 10 mijë e rrit në 20 mijë - Avokati Gashi ofron shpërblim për ata që “ia sjellin raportin e Williamsonit”

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 23:55
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se nuk e ka asnjë pishman që është përkrahës i Qeverisë Kurti, derisa ka thënë se vetëm nëse krahasohet Kurti me kryeministrat e kaluar, sipas tij, del të jetë kryeministri më serioz.

Gashi sërish sonte ka folur për raportin e Williamsonit.

“Kush e gjen, ma siguron raportin e vërtetë të Williamson, e shpërblej me 10 mijë euro. Nuk është komike, po flas me të vërtetë. Po e shtojmë pak, le te bëjmë 20 mijë”, u shpreh Gashi.

Avokati Tomë Gashi edhe më herët pati ofruar shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo deputet ose qytetar i cili ia dërgon raportin e Clint Williamsonit, për të cilin ai thotë se i ka dërguar në burg Hashim Thaçin dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat