Rama për Samitin ku po merr pjesë Osmani: Udhëkryq ku bashkohen të gjithë shqiptarët që kanë diçka për të thënë

Aktuale

Rama për Samitin ku po merr pjesë Osmani: Udhëkryq ku bashkohen të gjithë shqiptarët që kanë diçka për të thënë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:47
Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në fjalën e tij në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës në Tiranë, tha se ky samit shërben si udhëkryq për takimin e shqiptarëve që përkundër bindjeve politike bashkohen për të thënë diçka se si duhet të bashkohen forcat për të realizuar qëllimet e përbashkëta të shqiptarëve.

Në këtë samit po merr pjesë nga Kosova presidentja Vjosa Osmani, si dhe përfaqësues të lartë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e nga Lugina e Preshevës.

“Përtej simbolikës ky takim vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit që zhvillohen intenisivisht jashtë këtyre seancave të mëdha plenare na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, kanë diçka për të dhënë për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave të botës ku jetojmë, e cila ndikon vendet ku ne jemi dhe njëkohësisht si të përbashkojmë më mirë forcat për t’ia dalë në realizimin e ambicieve legjitime dhe të objektivave të përbashkëta”, tha Rama.

Ai shtoi se takimi i shqiptarëve po ndodh pas fitores së Shqipërisë në kualifikimet për Kampionatin Europian.

“Ky samit ndodh pak ditë pasi 1-shat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, së bashku në një skuadër jo vetëm që e çuan Shqipërinë në Europë, por na ritreguan se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë forcat. Së bashku asnjë objektiv, sado ambicioz, nuk është i paarritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat