Specialja ua pezullon vizitat dhe komunikimet Thaçit, Veselit e Selimit - Publikon vendimin

Aktuale

Specialja ua pezullon vizitat dhe komunikimet Thaçit, Veselit e Selimit - Publikon vendimin

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:23
Krerët e UÇK-së në Hagë

Gjykata Speciale ka marrë vendim që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet.

Ky venim i Gjykatës erdhi pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendoi se të akuzuarit k kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar informata konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur ose edhe pjesë nga dëshmitë e tyre për personat që i vizituan.

“Pas kërkesës së ZPS-së në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve për ndryshimin e kushteve të paraburgimit, Trupi Gjykues II ka urdhëruar disa masa të përkohshme për kufizimin e komunikimeve dhe të vizitave që mund t’u bëhen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit. Trupi Gjykues ka vendosur se këto kufizime janë të përshtatshme, duke pasur parasysh rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të informacionit konfidencial nga objekti i paraburgimit. Kufizimet do të jenë në fuqi përkohësisht, deri në momentin kur Trupi Gjykues të lëshojë vendimin e plotë në lidhje me themelësinë e kërkesës ZPS-së”, thuhet në vendim e Speciales.

Për pretendimet e Prokurorisë Dukagjini ka biseduar me avokatin e akredituar pranë Dhomave Speciale të Kosovës (DhSK) me seli në Hagë, Artan Qerkinin.

Qerkni ka thënë se pretendimi i ZPS-së se Thaçi, Veseli kanë tentuar ndikojnë të dëshmitarët përmes vizitorëve është i “paqëndrueshëm”.

Pasi sipas Qerkinit, vizitat dhe takimet monitorohen dhe incizohen, kështu është e pabesueshme që nën këto rrethana të ndikojnë në dëshmitarë përmes vizitorëve.

“Sa i përket pretendimit se z. Thaçi, Veseli dhe Selimi kanë tentuar te ndikojnë në dëshmitarë përmes vizitoreve është i paqëndrueshëm sepse te gjithë te pandehurit e dine se bisedat me vizitoret dhe familjaret monitorohen dhe incizohen, prandaj nuk është e besueshme qe nën ekzistimin e këtyre rrethanave ata te tentojnë te ndikojnë ne dëshmitarë”, ka thënë Qerkini.

Gjithashtu, Qerkini ka treguar se ku bie ndesh kërkesa e Prokurorisë, që, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, edhe me familjarë.

“Kërkesa e ZPS për ndalimin e vizitave të familjarëve bie ndesh me nenin 4. 2 të Udhëzuesit të Punës Të Zyrës Administrative në lidhje me të paraburgosurit sipas së cilës ‘vizitat e familjarëve nuk mund te kufizohen në tërësi’, ka thënë Qerkini.

“Kufizimet mbi vizitat dhe komunikimet midis të paraburgosurve dhe personave të tjerë, ndër të cilat kufizime të përgjithshme ose kufizime për një rast të caktuar, janë të domosdoshme për arritjen e synimeve legjitime, si garantimi i sigurisë ose rregullit në objektin e paraburgimit, parandalimi i trazirave ose kryerjes së krimeve, mbrojtja e shëndetit, ose mbrojtja e mirëqenies, sigurisë, të drejtave ose lirive të të tjerëve. Kufizimet janë proporcionale në raport me synimet e lartpërmendura dhe nuk rezultojnë asnjëherë në ndalim tërësor të kontakteve me familjen”, thuhet në nenin 4. 2 në Udhëzuesin e Punës i Zyrës Administrative në lidhje me të paraburgosurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat